Thinking ...
Connect with us

Kronike

Alarm në Greqi/ Policia në këmbë për Alket Rizain, dyshime për një atentat më 13 shtator

Autoritetet greke kanë nisur kërkime në shkallë kombëtare për shqiptarin Alket Rizai, pasi ai nuk është kthyer në burgun e Domokosit pas përfundimit të lejes së tij.

Rizai kishte marrë një leje shtatëditore dhe duhej të paraqitej përsëri në burg mëngjesin e 14 shtatorit, por nuk u kthye. Autoritetet e konsiderojnë tashmë të arratisur dhe strukturat policore në të gjithë Greqinë janë vënë në kërkim të tij.

Sipas mediave greke, nga janari i vitit 2021 deri në shtator 2026 Rizai kishte përfituar 16 leje nga burgu dhe në rastet e mëparshme ishte kthyer normalisht.

Por hetimi ka marrë një tjetër drejtim.

Policia greke po shqyrton edhe përfshirjen e mundshme të Rizait në një incident me armë të ndodhur jashtë një beach bar-i në Anavyssos, në jug të Athinës, më 13 shtator, ku mbetën të plagosur dy persona.

Sipas transmetuesit publik grek ERT, analizimi i pamjeve filmike ka ngritur dyshime te hetuesit se Rizai mund të ketë qenë një prej personave të përfshirë në episod.

Përfshirja e tij në këtë ngjarje mbetet nën hetim dhe nuk është një fakt i provuar gjyqësisht.

Në lidhje me të shtënat në Anavyssos, autoritetet greke kanë kryer edhe dy arrestime, ndërsa hetimet vazhdojnë për të rindërtuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Tashmë kërkimi për Alket Rizain është shtrirë në të gjithë Greqinë.

 

Advertisement