Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

DETAJE TË FORTA/ Shqipëri-Izrael, prapaskenat e sulmit terrorist, dëshmia që nxjerr jashtë loje Hysenin

Ish-prokurori Eugen Beçi ka hedhur poshtë pretendimet se Vlora Hyseni ka pasur rol në zbulimin e planit për një sulm terrorist ndaj ndeshjes Shqipëri-Izrael në vitin 2016.

Beçi tha se ka qenë prokurori i çështjes dhe se e njeh në detaje hetimin e zhvilluar në atë kohë. Sipas tij, Hyseni nuk ka pasur asnjë rol në këtë çështje.

“Nuk ka lidhje me Vlorën”, deklaroi Beçi, duke shtuar se hetimi është zhvilluar në bashkëpunim me shërbime partnere. Ish-prokurori la të kuptohet se disa prej informacioneve të përfshira në hetim janë të klasifikuara dhe për këtë arsye nuk mund të japë më shumë detaje.

“Prapa gjithë asaj çështjeje ka… disa informacione shumë sekrete, por nuk ka lidhje me Vlorën. Ka shërbime partnere shumë më të larta”, u shpreh ai.

Ndeshja Shqipëri-Izrael, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2018, u zhvendos në nëntor të vitit 2016 nga Shkodra në Elbasan, për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Në atë periudhë, Policia e Kosovës njoftoi se kishte parandaluar një plan për sulm terrorist, ku dyshohej se ishte përfshirë edhe ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit. Në kuadër të hetimit u kryen arrestime në disa vende të rajonit.

Deklaratat e ish-prokurorit rikthejnë në vëmendje mënyrën se si u zbulua dhe u hetua ky plan, si dhe rolin e shërbimeve partnere në parandalimin e një sulmi të mundshëm

Advertisement