Aktualitet
TENTAKULAT/ Klodiana Lala zbulon prapaskenat e Ilir Prodës dhe Ergys Agasit
Me urdhër të SPAK, ditën e djeshme janë ushtruar kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i dyshuar për lidhje me Ergys Agasin. Ky i fundit akuzohet si drejtues i një grupi kriminal në aferën e AKSHI-t.
Gazetarja Klodiana Lala tregoi se Proda ka reaguar i acaruar ndaj uniformave blu që i shkuan për kontroll në shtëpi.
SPAK nuk ka pasur prova të mjaftueshme që vërtetojnë komunikimin e Prodës me Agasin për t’i hapur rrugë lëshimit të një mase sigurie.
“Proda ka qenë i acaruar kur ka shkuar polica i ka thënë njërit unë të kam mbështetur si vjen dhe bën kontroll te unë. Kur ushtrohet kontroll duhet të shkonte në prokurori. Proda ka qëndruar në SPAK rreh 1 orë.
Ka dyshimet sipas SPAK që ka komunikime mes Prodës dhe Agasit ndërkohë që ky i fundit ishte në kërkim. Prokurorët nuk janë bindur lidhur me implikin e tij, kanë kërkuar kontrollin e banesës për ëkrkimin provës dhe për të shkuar ndoshta në një masë sigurie”, tha Lala.
Gazetarja Lala deklaron se biznesmeni Agasi ka shërbyer si urë lidhëse mes Ilir Prodës dhe kryeministrit Edi Rama.
“Aktualisht është pa funksion. Ndërmjeti mes Ramës dhe Prodës ishte Ergys Agasi. I duhej se ishim në vit zgjedhor. Ramës i duhej një drejtor që ti garantonte zgjedhjet. Proda deri në momentin që ka qenë drejtues qarku, ka qenë një ndër oficerët më të mirë të Policisë së Shteti dhe ka hetuar raste të rëndësishme. Implikimi me Agasin e futën në një rrugë pa kthim. Ai këdo që takonte përpiqej të shtrinte tentakulat dhe ta bënte pjesë të grupit që kishte ngritur rreth vetes. Të gjithë ata që nuk i janë bindur, i ka sulmuar e të tjera me radhë”, tha Lala.