Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

ZEMRA DHE SHPIRTI/ Eugen Beci: Publiku po merret me detajet, ndërsa thelbi është tjetër

Zhvillimet e fundit në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, ku Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra për drejtuesen e SHISH-it, Vlora Hyseni, kanë sjellë reagime dhe debate mbi pasojat institucionale të çështjes.

Pas vendimit ndaj Hysenit, në media janë publikuar pjesë të materialeve hetimore, përfshirë komunikime që pretendohet se janë zhvilluar mes saj dhe biznesmenit Ergys Agasi, i arrestuar në kuadër të dosjes së AKSHI-t.

Mbi këto zhvillime ka folur edhe ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci. Ai e vendosi theksin te rëndësia institucionale e çështjes dhe te pasojat që, sipas tij, ajo mund të ketë për besueshmërinë e institucioneve të sigurisë.

Beci ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi mënyrën se si pjesë të dosjeve hetimore përfundojnë në publik, duke shtruar si hipotezë mundësinë e përplasjeve mes grupeve të ndryshme brenda ekzekutivit. Kjo mbetet një pikëpyetje e ngritur prej tij dhe jo një fakt i provuar.

“Proceduralisht, organi i hetimit kreu atë që ne prisnim. Elementët parimorë të rëndësishëm që pamë dje: Një: Precedent i paprecedent që u arrestua në detyrë; dy: personi që mbart tërë informacionet më sensitive që ne nuk na shkon kurrë në mendje, u rrëzua, pra piramida e sigurisë së një shteti është vënë në dyshim; e treta, besueshmëria te partnerët ndërkombëtarë. Ata shërbimin e kanë pikën kryesore, drejtuesi është fytyra e partnerit, ata kur shohin një situatë të tillë, këto kanë ndihmuar për një krim ordiner, grup të organizuar, partnerët do shohin çdo protokoll tani me dëshirën, filialet amerikane, franceze, angleze do rishikojnë protokollet e tyre, rusët mund të fërkojnë duart. E fundit, kemi të bëjmë me dëmtimin e besueshmërisë institucionale ligjore, fakti që certifikimi i sigurisë së personit bashkë me emërimin ka dështuar, kemi një problem më të thellë. Interes për publikun kanë: zemra dhe shpirti.

Këto elemente që unë mendoj prokurorisë nuk i interesojnë. Këto mund t’i ketë nxjerrë dikush që nuk i intereson që prokuroria goditi shtetin brenda shtetit. Të dalin këto info dmth që publiku të merret me elemente të parëndësishme. Një SPAK-u nuk i intereson që njerëzimit të merren me telefonin, e hapi apo jo. Jemi në dyshimin e arsyeshëm.

A kemi klane Brenda ekzekutivit të cilët interesohen të diskreditohet njëra palë dhe tjera jo. Edh epo ti shohësh ftohtë klanet Brenda, dje u bë çështja procedural.?

Advertisement