✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Protesta në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Qytetarë të mbledhur në Sheshin Skënderbej janë nisur në drejtim të Kryeministrisë, duke marshuar përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Protestuesit mbajnë flamuj kombëtarë dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të tjerë t’i bashkohen tubimit.

Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa protestuesit kanë shprehur pakënaqësi për situatën politike dhe ekonomike në vend.

Sipas tyre, qeverisja e këtyre viteve ka ndikuar në rritjen e emigracionit dhe në shpopullimin e vendit. Protestuesit kërkojnë ndryshime politike dhe mbajtjen e përgjegjësve për atë që ata e konsiderojnë keqqeverisje dhe abuzim me pushtetin.

Mes thirrjeve të dëgjuara gjatë marshimit ishin “Poshtë narko-shteti” dhe “Arrestoni Ramën”, ndërsa protestuesit kanë përdorur edhe slogane drejtuar kryeministrit dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Marshimi pritet të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit synojnë të zhvillojnë tubimin e tyre.

Advertisement