✦
Thinking ...
Connect with us

Sport

Holanda i “vjedh” fitoren Gjermanisë në fund, Xavi dhe Klopp bëjnë paqe në debutim

Holanda dhe Gjermania janë ndalur në një barazim 1-1 në supersfidën e zhvilluar në Amsterdam, e vlefshme për Ligën A të Ligës së Kombeve. Një përballje me shumë emocione, raste dhe zhvillime të forta, që u vendos vetëm në minutat shtesë.

Holanda mendoi se kishte gjetur avantazhin që në minutën e 12-të, kur Virgil van Dijk dërgoi topin në rrjetë me kokë pas një krosimi nga këndi të Tijjani Reijnders. Megjithatë, pas ndërhyrjes së VAR-it, goli u anulua për një faull të Brian Brobbey ndaj portierit gjerman Marc-André ter Stegen.

Në minutën e 30-të, Gjermania humbi Kai Havertz, i cili u detyrua të largohej nga fusha për shkak të dëmtimit. Në vend të tij u aktivizua Younes Ebnoutalib, i cili menjëherë provoi portën, por goditja e tij u ndal nga vëmendja e portierit Bart Verbruggen.

Vetëm dy minuta më vonë erdhi edhe goli i Gjermanisë. Pas një topi të futur në zonë në drejtim të Karim Adeyemit, Felix Nmecha u tregua më i shpejtë dhe më i vëmendshëm, duke e dërguar topin në rrjetë për 0-1.

Problemet fizike vazhduan edhe për Holandën, me Brian Brobbey që u detyrua të largohej i dëmtuar. Gjermania pati mundësinë ideale për të dyfishuar rezultatin në minutën e 39-të, por tentativa e Karim Adeyemit përfundoi pak mbi traversë.

Në fundin e pjesës së parë, Holanda u përpoq të reagonte. Cody Gakpo dhe Crysencio Summerville patën mundësi të mira, por pa arritur të mposhtnin portierin gjerman. 45 minutat e para u mbyllën me avantazhin 0-1 të Gjermanisë.

Në pjesën e dytë, “Tulipanët” rritën ndjeshëm presionin dhe kërkuan me çdo kusht golin e barazimit. Gjermania u mbrojt dhe tentoi të ruante avantazhin, por Holanda nuk u dorëzua.

Në minutat shtesë, pas një aksioni të shpejtë të Holandës dhe një asisti fantastik të Ruben van Bommel, ishte Cody Gakpo ai që goditi fluturimthi dhe vendosi rezultatin përfundimtar 1-1.

Një barazim spektakolar në Amsterdam, me Gjermaninë që ishte shumë pranë fitores, por Holanda arriti të shpëtonte në fund.

 

Advertisement