✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Videot intime të Adi Hilës/ Gazetarja: Ato zonja e dinë që po shkojnë me burrin e një gruaje tjetër

Gazetarja Kostana Morava ka komentuar reagimet pas publikimit të videove intime ku përmenden personazhe të njohura.

Morava e ka vendosur diskutimin te mënyra se si shoqëria reagon ndaj tradhtisë bashkëshortore dhe marrëdhënieve jashtë martesës. Sipas saj, një nga çështjet që duhet diskutuar është normalizimi i tradhtisë dhe mënyra se si ajo perceptohet në shoqërinë shqiptare.

Gjatë bisedës, gazetarja ka ngritur edhe pyetjen nëse në raste të tilla mund të ketë përdorim të favoreve seksuale për përfitime profesionale, si vende pune apo mundësi në industrinë e muzikës, duke theksuar se në rastin konkret nuk dihet nëse një gjë e tillë ka ndodhur.

Morava tha se e ka trajtuar më herët publikisht edhe çështjen e ngacmimeve seksuale në ambientet e punës. Ajo e lidhi diskutimin me problematika më të gjera sociale, duke argumentuar se mënyra se si funksionojnë marrëdhëniet brenda familjes dhe shoqërisë ndikon edhe në problematika të tjera publike.

Pjesë nga biseda:

Morava: Familja dhe normalizimi i tradhtisë bashkëshortore nuk është prekur sa duhet, kjo është A-ja e kësaj problematike. Pavarësisht se të rriturit kanë stilin e tyre të jetës, por janë dy pika që nga kjo ngjarje dalin në pah. E para, pritet që të konfirmohet a përdoren favoret seksuale për një vend pune, për një këngë apo situata ku ka përfitime. Nuk e dimë nëse ky videopskandal është rasti. Unë kam qenë një nga flamurtaret që kam hapur temën e ngacmimeve në vendet e punës. E dyta është normalizimi i tradhtisë, normalizimi i faktit që sot qenka më normale që kjo… Reagimi im spontan është pikërisht ky.

Fjora: Ato zonjat ishin beqare.

Morava: Ato zonja e dinë që po shkojnë me burrin e një gruaje tjetër. Më vjen keq për këtë lloj dëshpërimi ku jeton shoqëria shqiptare. Ne themelet e kalbura i kemi në shoqëri, në familje, pastaj të shohim pse kemi këto probleme që kemi në politikë.

Fjora: Ti po thua që tashmë është çudi e madhe tradhtia bashkëshortore?

Morava: Po. Të paktën në kohën e sotme, kur divorci është i lirë, unë s’e kuptoj pse nuk divorcohesh dhe njerëzit rrinë bashkë dhe tradhtojnë. Në një botë të lirë ku ti mund të divorcohesh, por ti vijon e bën këtë lloj jete, për mua është e çuditshme.

Advertisement