✦
Thinking ...
Connect with us

Pinknews

“Disa gjëra nuk harrohen”/ Këngëtarja letër gruas së Adi Hilës, kujton kohën kur jetonte në banesën e tyre

Këngëtarja Vesa Smolica ka reaguar publikisht për Klaudia Hilën dhe vajzat e saj, duke ndarë një kujtim personal nga adoleshenca e saj.

Në reagimin e saj, Smolica tregon se në moshën 14-vjeçare ka qëndruar për rreth katër muaj në familjen Hila, periudhë të cilën e kujton me mirënjohje për kujdesin dhe mbështetjen që mori nga Klaudia.

“Disa gjëra nuk harrohen”, shkruan këngëtarja, duke theksuar se nuk mund të qëndronte në heshtje për një grua që e ka njohur personalisht.

Në mesazhin e saj, Smolica përmend edhe Meryl dhe Ketlin, duke nënvizuar se vajzat nuk duhet të gjykohen për veprimet e personave të tjerë.

Reagimin e saj, këngëtarja e mbyll me një mesazh të drejtpërdrejtë për Klaudian: “Të kam njohur atëherë. Nuk të harroj sot”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vesa Smolica (@smolicavesa)

Advertisement