✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

Përplasi për vdekje 7 vjeçarin/ Gjykata rrëzon kërkesën për “arrest shtëpie” të Petri Bozo

Gjykata e Elbasanit ka rrëzuar kërkesën e producentit Petri Bozo për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur”.

Bozo kishte paraqitur në gjykatë disa ftesa, duke argumentuar se duhej të ishte i pranishëm në eventin “Miss Globe” në Tajlandë, nga 24 tetori deri më 6 nëntor. Gjykata vlerësoi se nuk ekzistojnë kushtet dhe rrethanat për ndryshimin e masës dhe vendosi të lërë në fuqi arrestin në shtëpi.

Petri Bozo ndodhet nën masën “arrest në shtëpi” në kuadër të hetimit për aksidentin e 25 majit në aksin Elbasan–Librazhd, pranë fshatit Mengël, ku humbi jetën një 7-vjeçar. Sipas të dhënave të raportuara nga autoritetet dhe medias, automjeti që drejtonte Bozo përplasi të miturin.

Fillimisht, ndaj producentit ishte caktuar masa “arrest me burg”, ndërsa më pas ajo u zëvendësua me “arrest në shtëpi”. Vendimi i fundit i gjykatës nënkupton se Bozo do të vijojë të qëndrojë në banesë, ndërsa procedurat gjyqësore dhe hetimore për ngjarjen vazhdojnë.

Advertisement