Aktualitet
U helmuan nga ushqimi në kopsht, 6 fëmijë përfundojnë në spitalin
Gjashtë fëmijë që frekuentojnë një kopsht në qytetin e Korçës janë paraqitur për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se janë intoksikuar nga ushqimi.
Fëmijët janë dërguar në repartin e Pediatrisë në Spitalin e Korçës, ku po marrin trajtim mjekësor. Sipas të dhënave paraprake, gjendja e tyre shëndetësore nuk paraqitet e rëndë.
Dyshimet e para lidhen me ushqimin e konsumuar në kopsht, ndërsa shkaku i saktë i shqetësimeve shëndetësore ende nuk është përcaktuar.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Në kuadër të verifikimeve pritet të kontrollohet ushqimi i konsumuar nga fëmijët, mënyra e përgatitjes dhe kushtet në të cilat ai është ruajtur dhe shërbyer.
Ndërkohë, autoritetet shëndetësore pritet të kryejnë analizat përkatëse për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për intoksikim ushqimor dhe shkakun e tij.