Kronike
Përplasje fatale/ Viktima një 60-vjeçar, efektivi përfundon në reanimacion
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit të Korçës, ku një drejtues motomjeti ka humbur jetën si pasojë e një përplasjeje me një automjet.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti drejtohej nga një punonjës i Policisë Rrugore, i cili sapo kishte përfunduar shërbimin në momentin kur ndodhi aksidenti.
Viktima, rreth 60 vjeç, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga përplasja.
Ndërkohë, punonjësi i policisë është transportuar në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore dhe, sipas informacioneve paraprake, ndodhet në reanimacion.
Në vendngjarje kanë mbërritur grupet hetimore, ndërsa vijojnë veprimet për të përcaktuar dinamikën e aksidentit, shkaqet dhe përgjegjësitë e mundshme.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.