✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Flakët përpijnë kabinën elektrike në Fier, ndërpritet energjia në zonë

Një defekt në rrjetin elektrik ka shkaktuar zjarr në një kabinë elektrike në lagjen “Apollonia” të Fierit.

Flakët përfshinë kabinën, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës. Ekipet mbërritën në vendngjarje dhe arritën të vënë nën kontroll zjarrin, duke shmangur përhapjen e flakëve në objektet dhe hapësirat përreth.

Si pasojë e incidentit, furnizimi me energji elektrike është ndërprerë në pallatin pranë kabinës, si dhe në zonën përreth.

Ende nuk dihen me saktësi shkaqet që çuan në përfshirjen e kabinës nga flakët. Specialistët pritet të kryejnë verifikimet për përcaktimin e shkakut të defektit, ndërsa më pas do të ndërhyhet për riparimin e rrjetit dhe rikthimin e energjisë elektrike.

Advertisement