✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Monika Lubonja dhe Eli Fara e denoncuan/ Shokon avokati: Hila nuk rrezikon burg

Një ditë pasi Monika Lubonja bëri të ditur përmes një postimi në Instagram se ka depozituar kallëzim ndaj kompozitorit Adrian Hila lidhur me publikimin e videove intime në rrjet, çështja është komentuar edhe nga avokati Kujtim Cakrani.

Lubonja ka deklaruar se e ka kallëzuar Hilën për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private. I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Cakrani tha se, bazuar në akuzën e ngritur, Hila nuk rrezikon dënim me burg, por një gjobë.

“Nuk rrezikon asgjë. Kjo akuzë që ajo ka ndërtuar dhe drejtuar Gjykatës së Dhomës Penale Tiranë, përbën kundravajtje penale. Që do të thotë që mund të dënohet me gjobë. Pra është vetëm dëmtim imazhi, zonja mund ta kishte ndjekur këtë edhe në çështje civile për të kërkuar një dëmshpërblim moral”, tha avokati.

Sipas Cakranit, nëse gjykata do të vendoste fajësinë, dënimi mund të ishte gjobë deri në 3 milionë lekë, ndërsa ai përjashtoi mundësinë e burgimit për veprën për të cilën është kallëzuar Hila.

Avokati ngriti gjithashtu pretendime të tjera lidhur me videot intime dhe mënyrën e publikimit të tyre. Sipas tij, Hila kishte krijuar që në vitin 2025 një rrjet ku publikoheshin video të shkurtra intime me pagesë.

“E thashë këtë për të kuptuar që të gjithë ne mos të na bëjnë për budallenj. Ai e ka ditur shumë mirë që po regjistrohej, ka bërë prerje të atyre videove për arsye përfitimi. Askush nuk ia ka vjedhur”, u shpreh Cakrani.

Ai kërkoi që hetimi të shtrihet edhe te persona të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në regjistrimin, përpunimin apo shpërndarjen e materialeve.

“Problemi qëndron se ai e ka ditur shumë mirë se çfarë ka ndodhur. Kjo është e organizuar dhe është shpërndarë në site të faqeve pornografike, janë shitur me para. I ka shitur për përfitime. Nuk parashikohet asnjë ditë me burg, mbase nuk është ky qëllimi, por problemi është se duhet hetuar se kush kanë qenë personat që e kanë ndihmuar, kush ka pasur dijeni”, tha avokati.

Pretendimet e Cakranit për mënyrën e publikimit dhe shpërndarjes së videove mbeten pjesë e deklarimeve të tij, ndërsa përgjegjësia konkrete për publikimin e materialeve dhe personat e përfshirë duhet të përcaktohen përmes hetimit dhe procedurave ligjore.

Advertisement