✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

11:39 duke dalë nga vila luksoze, 12:02 makina del nga garazhi/ Si u ndoq Agasi me “Audi” nga Durrësi në Elbasan

Detaje të reja dalin nga dosja hetimore ndaj Uljan Shpatarakut dhe Ergys Agasit, duke dokumentuar me orare dhe lëvizje të detajuara operacionin e vëzhgimit të zhvilluar më 26 gusht 2026.

Sipas dokumenteve të administruara në dosje, Agasi është mbajtur nën vëzhgim për disa orë, ndërsa operacioni është shtrirë nga zona e kompleksit të vilave ku dyshohej se ishte akomoduar, deri në Bradashesh dhe më pas drejt Durrësit.

Raporti i vëzhgimit, i hartuar nga punonjësit e Forcës së Posaçme Operacionale dhe i paraqitur nga SPAK si provë në procesin gjyqësor, përshkruan lëvizjet e efektivëve dhe automjetit që dyshohej se lidhej me Agasin.

Për lokalizimin e tij është përdorur edhe një dron. Sipas raportit, në orën 11:39 efektivët kanë konstatuar një person që dyshohej se ishte Ergys Agasi. Rreth 20 minuta më vonë, në kompleks është parë të mbërrinte një automjet tip “Audi A6” i zi me portobagazh.

Të dhënat pasqyrohen si më poshtë:

“Ora 08:00: Pas komunikimit me Oficerin e Policisë Gjyqësore, grupet evëzhgimit u vendosen me shërbim ne qytetin e Durrësit pranë rrethit te Shkozetit, për konstatimin e shtetasit Ergys Agasi (person ne kërkim). Sipas informacioneve të dhëna nga oficeri dyshohet se ky shtetas është akomoduar në një kompleks vilash i cili ndodhet në kryqëzimin e rrugës “Durrësi në Shekuj” dhe “Bajram Tusha”.

Qëllimi i veprimeve:

Lokalizimi dhe mbajtja nën vëzhgim dhe kapja e shtetasit Ergys Agasi, i cili rezulton person në kërkim nga autoritet kompetente. Gjatë kryerjes së veprimeve operative zona është monitoruar nëpërmjet përdorimit të mjetit fluturues pa pilot (fron) me qëllim evidentimin dhe lokalizimin e shtetasit në kërkim.

Ora 11:39: Konstatohet duke dal nga ambientet e katit të dytë të kompleksit të vilave një person në dukje i dyshuar si Ergys Agasi, i veshur me bluze të bardhë dhe pantallona treçerekëshe ngjyrë të zeza, i cili del nga ambientet, vazhdon në drejtim të hollit në katin e parë të kompleksit dhe futet në ambientet e brendshme të kompleksit (shoqëruar përshkrimi me foto)

Ora 11:59: Gjatë monitorimit u konstatua një automjeti tipit Audi A6, me portobagazh, ngjyrë e zezë, duke hyrë në ambientet e kompleksit, ku, pasi hyn në portën kryesore të kompleksit, vazhdon drejt parkimit nëntokësor të kompleksit të vilave, ku, për shkak të xhamave të errësuar të automjetit, nuk e patëm të mundur identifikimin nga ana jonë të personave që mund të ndodheshin në automjet.

Ora 12:02: Në vijim të vëzhgimit të zonës me mjetin (dron), u konstatua duke dalë nga parkimi nëntokësor i kompleksit të vilave, automjeti i tipit Audi A6, me portobagazh, ngjyrë e zezë, ku, në sediljen e përparme, në krah të drejtuesit të mjetit, u vërejt një person i veshur me bluzë të bardhë, i cili, nga të dhënat e disponuara dhe rrethanat e konstatuara, dyshohej të ishte shtetasi Ergys Agasi (person në kërkim), i ulur pasagjer në sediljen e përparme të automjetit. Pas komunikimit me oficerin, automjeti Audi A6, me portobagazh, u mbajt në vëzhgim nga ana jonë dhe u ndoq për vijimin e veprimeve të mëtejshme (shoqëruar përshkrimi me foto);

Ora 12:03: Automjeti Audi A6, me portobagazh, ngjyrë e zezë, me targa AB323JK, i cili vazhdon itinerarin e lëvizjes pa ndërprerje nga kompleksi i vilave, në drejtim të Nishtullës, rrethrrotullimit të Shkozetit, drejtim Plepave, ku futet nëpër rrugët në afërsi të shinave të trenit, që të nxjerrin në rrugën e Plazhit, Durrës, ku, pasi arrin në zonën e Plepave, vazhdon drejtimin drejt autostradës, në drejtim të Kavajës, Rrogozhinës, në drejtim të Peqinit, Elbasanit (shoqëruar përshkrimi me foto)

Ora 13:35: Automjeti Audi A6, me portobagazh, me targa AB323JK, pasi bën rreth rrotullimin e Bradasheshit, vazhdon në drejtim të rrugës “Kadri Hoxha”, ku, në afërsi të tregut agroushqimor, kthehet në rrugicën djathtas, ku, pas komunikimit me oficerin, automjeti Audi, me targa AB323JK, nuk u mbajt në vëzhgim nga ana jonë. Pas komunikimit me oficerin, grupet e vëzhgimit u vendosën në afërsi të rrethrrotullimit të Bradasheshit.

Ora 18:16: Konstatohet duke dalë nga rruga “Kadri Hoxha” automjeti i tipit Audi A6, metarga AB323JK, i cili vazhdon drejtimin e lëvizjes pa ndërprerje nga rrethi iBradasheshit, autostradë, në drejtim të Peqinit, Rrogozhinës, Kavajës, ku, nëafërsi të zonës së Plepave, në bashkëpunim dhe koordinim me shërbimet e tjerame uniformë të Drejtorisë Vendore Durrës, u bë i mundur ndalimi i automjetit tëmbajtur në vëzhgim, ku, pas ndalimit të automjetit Audi A6, ngjyrë e zezë, metarga AB323JK, rezultoi shtetasi Ergys Agasi (person në kërkim), i ulur nësediljen e përparme, dhe drejtues automjeti një person, i cili, pasverifikimit, rezultoi të ishte shtetasi Uljan Shpataraku (shoqëruar përshkrimime foto);”

 

Advertisement