✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Goditet me molotov një tjetër autoblindë e policisë, mjeti përfshihet nga flakët

Tensionet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë vijojnë të përshkallëzohen, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë pranë godinës së Kryeministrisë janë shoqëruar me incidente të njëpasnjëshme.

Sipas pamjeve të transmetuara nga News24, një tjetër autoblindë e policisë, e pajisur me sistem për hedhjen e ujit me presion, është goditur me molotov gjatë protestës.

Nga goditja, flakët kanë përfshirë pjesën e sipërme të mjetit dhe xhamin e përparmë. Sipas raportimit, zjarri është shuar më pas.

Ndërkohë, policia ka vijuar ndërhyrjet me autobotë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll.

Përdorimi i molotovëve nga protestuesit dhe ndërhyrja e forcave të rendit kanë shtuar tensionet në zonën përreth Kryeministrisë, ku përplasjet vijojnë.

Deri në këto momente, nuk ka informacion të konfirmuar nëse nga incidenti me autoblindën ka persona të lënduar apo dëme të tjera materiale.

Advertisement