✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Përshkallëzohen tensionet në Tiranë, RENEA zbarkon në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë vijojnë edhe në ditën e pestë të protestës në Tiranë, ndërsa situata në kryeqytet mbetet e tensionuar.

Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë mbërritur edhe forcat speciale RENEA, në një kohë kur përballjet mes protestuesve dhe efektivëve të policisë janë intensifikuar.

Protesta është shoqëruar gjatë orëve të fundit me përdorimin e gazit lotsjellës, ujit me presion dhe raportime për persona të lënduar.

Mbërritja e forcave RENEA shton praninë e strukturave të specializuara të policisë në zonën pranë Kryeministrisë, ndërsa situata vijon të ndiqet nga afër.

Pritet të ketë informacione të mëtejshme mbi zhvillimet në terren dhe masat e ndërmarra nga policia.

Advertisement