✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Bilanci i të lënduarve nga protesta, 21 efektivë policie dhe 13 protestues në spital

34 persona kanë marrë ndihmë mjekësore gjatë ditës së sotme, pas përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë në Tiranë.

Sipas përditësimit të fundit mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve, në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) janë paraqitur 16 efektivë policie dhe 2 protestues.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) kanë marrë ndihmë mjekësore 1 efektiv policie dhe 2 protestues.

Në total, sipas të dhënave të raportuara, gjatë ditës së sotme janë paraqitur në spitale 21 efektivë policie dhe 13 protestues.

Bilanci vjen në ditën e pestë të protestave në kryeqytet, të cilat janë shoqëruar me përplasje të forta, përdorim të gazit lotsjellës dhe ujit me presion, si dhe raportime për përdorimin e plumbave të gomës.

Deri më tani, nuk janë dhënë detaje të plota për natyrën e dëmtimeve të të gjithë personave që kanë marrë ndihmë mjekësore.

Advertisement