✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

QSUT jep detaje për 53-vjeçarin që humbi ndjenjat në bulevard: Është i vetëdijshëm…

Mjeku i Urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), Euglert Karriqi, ka dhënë informacion mbi gjendjen shëndetësore të 53-vjeçarit me inicialet S.K., i cili u transportua me autoambulancë nga zona pranë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt spitalit.

Sipas mjekut, pacienti është i vetëdijshëm, nuk paraqet deficite neurologjike dhe ka parametra jetësorë të qëndrueshëm.

Aktualisht, 53-vjeçari ndodhet nën monitorimin e stafit mjekësor, po merr trajtim mbështetës dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme për vlerësimin e plotë të gjendjes së tij shëndetësore.

Rasti vjen pas momenteve shqetësuese të regjistruara gjatë protestës në Tiranë, kur burri u konstatua pa ndjenja në bulevard. Qytetarët e pranishëm ndërhynë fillimisht për t’i dhënë ndihmën e parë, përfshirë masazhin kardiak, ndërsa më pas mbërriti ekipi i Urgjencës Kombëtare, i cili e transportoi drejt QSUT-së.

Informacioni i dhënë nga mjeku konfirmon se, në momentin e raportimit, pacienti është i vetëdijshëm dhe me parametra jetësorë të qëndrueshëm, ndërsa vijon vlerësimi mjekësor për të përcaktuar gjendjen e tij të plotë shëndetësore.

Advertisement