Aktualitet
“Këtu vetëm miku e leku bëjnë punë”/ Protestuesja shpërthen ndaj padrejtësive
Një protestuese, në një prononcim për News24, ngriti shqetësime për padrejtësitë, korrupsionin dhe problemet me punësimin në Shqipëri. Sipas saj, në shumë raste, mundësitë për punë dhe përparim nuk varen nga aftësitë, por nga njohjet personale dhe paratë.
“ Këtu vetëm miku e leku bën punë”, u shpreh protestuesja, duke e cilësuar këtë si një nga problemet që, sipas saj, pengojnë qytetarët të kenë mundësi të barabarta.
Ajo u bëri thirrje shqiptarëve të bashkohen dhe të kërkojnë të drejtat e tyre, duke i nxitur të mos tërhiqen nga frika e policisë. Protestuesja kritikoi gjithashtu qëndrimin e një pjese të të rinjve, duke thënë se energjia që shpenzohet në ambiente argëtimi duhet të shoqërohet edhe me angazhim qytetar.
“Gocat kanë dalë më burrnesha sesa çunat. Mos u fryni nëpër lokale, por dilni këtu dhe të jemi të gjithë bashkë”, deklaroi ajo.
Protestuesja tha se ka dalë në protestë për shkak të problemeve që, sipas saj, prekin vendin në disa fusha, duke përmendur korrupsionin dhe vështirësitë për të gjetur punë pa ndërhyrjen e personave të njohur