✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Vlora sërish pa ujë/ Riparimet përballen me vështirësi, qytetarët të zemëruar

Një defekt në tubacionin kryesor të ujësjellësit ka lënë pa furnizim me ujë të gjithë qytetin e Vlorës. Avaria është konstatuar në lagjen “10 Korriku”, në një tubacion me diametër 700 milimetra, duke bërë të nevojshme ndërprerjen e furnizimit në të gjitha zonat e qytetit.

Sipas Ujësjellës-Kanalizimeve Rajoni Vlorë, ndërprerja është e domosdoshme për kryerjen e riparimeve. Ndërhyrja e ekipeve teknike paraqitet e ndërlikuar, pasi tubacioni kryesor kalon pranë një banese private, çka vështirëson punimet për riparimin e defektit.

Deri më tani, nuk është përcaktuar një afat për përfundimin e ndërhyrjes dhe rikthimin e furnizimit me ujë. Ndërprerja prek banorët dhe bizneset e Vlorës, të cilët përballen sërish me pasigurinë për kohëzgjatjen e mungesës së ujit.

Problematika rikthen në vëmendje vështirësitë me furnizimin me ujë në qytetin bregdetar, ndërsa mbetet për t’u parë se kur do të përfundojnë riparimet dhe do të normalizohet shërbimi.

 

Advertisement