Aktualitet
Kush është Erjon Vishkulli, 28-vjeçari i apasionuar pas futbollit që u plagos me plumb gome në sy?
Erjon Vishkulli, 28 vjeç, është i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë. Pas incidentit, ai u transportua në spital në gjendje të rënduar shëndetësore, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Vishkulli është një emër i njohur për tifozët e Kombëtares shqiptare. Ai njihet si kryetifoz i kuqezinjve dhe është pjesë e grupimit “Tifozat Kuq e Zi”, duke qenë prej vitesh i pranishëm në stadiume për të mbështetur përfaqësuesen shqiptare.
Plagosja e tij gjatë protestës ka ngritur shqetësime për pasojat e përplasjeve në kryeqytet. Rrethanat e plota të incidentit dhe gjendja e tij shëndetësore pas ndërhyrjes kirurgjikale mbeten për t’u konfirmuar.