✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Shpërthim i fuqishëm/ Shemben muret dhe shkallët e pallatit

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesë. Nga shpërthimi raportohet se janë shembur muret e apartamentit, si dhe një pjesë e shkallëve të pallatit.

Menjëherë pas ngjarjes ka nisur evakuimi i banorëve, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe ekipet e emergjencës. Zjarrfikësit po ndërhyjnë për nxjerrjen e banorëve nga ndërtesa, përfshirë edhe përmes shkallëve të saj.

Të dhënat paraprake flasin për persona të plagosur, por deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar për numrin e tyre apo gjendjen shëndetësore.

Operacionet e emergjencës vijojnë, ndërsa pritet të zbardhen shkaqet e shpërthimit dhe të përcaktohet bilanci i plotë i dëmeve dhe personave të prekur.

Advertisement