Aktualitet
Rriten tensionet mes policisë dhe studentëve molotov në hyrje të Kryeministrisë
Tensionet gjatë protestës kombëtare para Kryeministrisë janë përshkallëzuar, pasi protestuesit kanë hedhur bomba molotov në drejtim të godinës së qeverisë. Një prej tyre është hedhur pranë hyrjes së Kryeministrisë.
Ndërkohë, efektivë të policisë janë pozicionuar në tarracat e Kuvendit dhe të Kryeministrisë, ku kanë fotografuar protestuesit e mbledhur në bulevard. Në përgjigje, disa prej të rinjve kanë përdorur lazerë, në përpjekje për të penguar fotografimin e tyre nga lart.
Protestuesit janë zhvendosur para Kryeministrisë pas marshimit të nisur nga Ministria e Arsimit. Gjatë orëve të mëparshme, tubimi është shoqëruar me përplasje të përsëritura mes protestuesve dhe forcave të policisë.