✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë, studentët nuk bëjnë hapa pas

Të rinjtë kanë vijuar protestën para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë tubimit, disa protestues të maskuar kanë shkëputur gurë nga trotuari dhe i kanë hedhur në drejtim të efektivëve të policisë të pozicionuar para godinës së qeverisë.

Pavarësisht paralajmërimeve të kryeministrit Rama për vendosjen e gjobave ndaj protestuesve, pjesëmarrja në tubim ka vijuar. Studentë dhe qytetarë të tjerë janë bashkuar në protestë, e cila, sipas të dhënave të bëra publike, ka hyrë në ditën e saj të 160-të.

Advertisement