✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

Vrasjet e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për Emiljano Shullazin dhe 6 të tjerë

SPAK ka dhënë pretencën për dosjen e vrasjeve të Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut në vitin 2005, duke kërkuar nga 25 vjet burg për Emiljano Shullazin, Viktor Bajraktarin (Imeraj), Indrit Taullain, Lulzim Berishën, Plaurent Dervishajn dhe Indrit Rusin.

Për Luftar Reçin, Prokuroria e Posaçme kërkon 8 vjet burg, për shkak të statusit të tij si bashkëpunëtor i drejtësisë.

LAJMI NE PERDITESIM

SPAK ka kërkuar dënimin me nga 25 vite burg për Emiljano Shullazin, Viktor Bajraktarin (Imeraj), Indrit Taullain, Lulzim Berishën, Plaurent Dervishajn dhe Indrit Rusin, në kuadër të procesit gjyqësor për vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut në vitin 2005.

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur pretencën edhe për Luftar Reçin, për të cilin kërkon 8 vite burg. Kërkesa për një dënim më të ulët lidhet me statusin e tij si bashkëpunëtor i drejtësisë.

Dosja përfshin dy ngjarjet kriminale të vitit 2005, për të cilat SPAK ka kërkuar dënimin e shtatë të pandehurve.

Pas paraqitjes së pretencës, i takon gjykatës të vendosë mbi përgjegjësinë penale dhe dënimet për secilin prej tyre.

LAJMI NE PERDITESIM

 

Advertisement