Connect with us

Bota

Pandemia e Covid-19 – Mjeku italian shuan shpresat…Walter Ricciardi: Normaliteti do të vijë pas shumë vitesh!

Mjeku italian Walter Ricciardi shprehet se kthimi në normalitet nga pandemia që po kalojmë do të kërkojë shumë vite.

Siç shkruan dhe Huffingtonpost, sipas Ricciardit ky është një konstatim që mund të nxirret vetëm nga mjekët dhe jo nga politikanët që flasin çdo ditë për zbutje masash apo për valë të ndryshme të pandemisë së Covid-19.

Ricciardi shton më tej se ajo që po përjetojmë tani është një ndryshim epokal që mendja njerëzore përpiqet ta kuptojë, kështu që të gjithë duan të kthehen në normalitet dhe ne e dimë që kjo nuk do të jetë e mundur për shumë muaj dhe ndoshta për shumë vite.

“Ajo që po përjetojmë për shkak të pandemisë është një ndryshim epokal që mendja njerëzore përpiqet ta kuptojë, kështu që të gjithë duan të kthehen në normalitet dhe ne e dimë që kjo nuk do të jetë e mundur për shumë muaj dhe ndoshta për shumë vite. Por është e vështirë të thuash, ne shkencëtarët mund ta përballojmë atë, politikanët nuk munden. Ata duan konsensus dhe sigurojnë qytetarët,”- shton ai.

Ndërsa Presidenti i ISS Silvio Brusaferro foli gjithashtu gjatë një forumi në Ansa, dhe nënvizoi se si pandemia ka gjeneruar një stres që nuk ka qenë i njëjtë me atë që shkaktojnë fenomene të tilla si një tërmet ose një përmbytje, është një stres që zgjat për më shumë një vit

“Ky është një stres që nuk ka qenë i njëjtë me atë që shkaktojnë fenomene të tilla si një tërmet ose një përmbytje, është një stres që zgjat për më shumë një vit dhe do të na shoqërojë për rreth një vit e gjysmë, dhe ne po zbatojmë strategji adaptimi që do të lënë gjurmë në të ardhmen, disa ndoshta përgjithmonë,”- tha ai më tej.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *