Aktualitet
Mesazhi i ambasadorit amerikan nga Saranda, çfarë po forcohet mes dy vendeve?
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar fotografi nga vizita e ambasadorit amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, në jug të vendit.
Gjatë qëndrimit në Sarandë, Wendt u njoh me historinë e Shqipërisë ndër shekuj, ndërsa zhvilloi edhe biseda me përfaqësues të bizneseve vendase për mundësitë e bashkëpunimit dhe partneritetet në rritje.
Përmes një postimi në platformën X, ambasada e cilësoi vizitën si një ndërthurje të historisë, biznesit dhe miqësisë mes dy vendeve.
Në kuadër të vizitës, ambasadori u takua gjithashtu me vullnetarë të Korpusit të Paqes dhe ish-pjesëmarrës të programeve amerikane të shkëmbimit.
Sipas ambasadës, këta janë ndër njerëzit që kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve dhe miqësisë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.