✦
Thinking ...
Connect with us

Pinknews

“Kam rrahur djemtë që guxuan të më afrohen”/ Rrëfimi i sinqertë i Valbona Selimllarit

E ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ikona e bukurisë shqiptare, Valbona Selimllari, ka lënë mënjanë imazhin e zakonshëm publik për të dhuruar një rrëfim të çiltër, plot humor dhe nota reflektimi përballë moderatorit Luiz Ejlli. Gjatë bisedës, ajo ka hedhur poshtë kategorikisht thashethemet e fundit që aludonin për dhunë ndaj saj, duke zbuluar me të qeshur se në vitet e rinisë ka qenë pikërisht ajo që ka vënë në vend djemtë që guxonin t’i afroheshin pa leje, ndërsa ka ndarë edhe prapaskenat e sakrificave të mëdha në karrierë për t’iu përkushtuar tërësisht tre fëmijëve të saj.

Kur moderatori e ftoi të prezantonte veten, Selimllari pranoi se nuk ka qenë kurrë e zonja në këtë pikë, duke e përkufizuar natyrën e saj si një kombinim mes qetësisë dhe një karakteri të fortë, të kalitur në vitet e vështira ’91 dhe ’97.

Më poshtë vijon biseda e plotë dhe rrëfimi i saj i detajuar:

Luiz Ejlli: Ti ke studiuar aktrim, pse ndalove?

Valbona Selimllari: Sepse vetëm një eksperiencë kam si aktore te Don Zhuan.

Luiz Ejlli: Miset shquhen për paqe në botë, sa je ti për paqen?

Valbona Selimllari: Ka disa momente shumë interesante. Te misi kur përfaqëson vendin tënd, do thuash disa gjëra, si paqja. Pa paqe nuk ka jetë. Po tani ka marrë një vlerë tjetër. Lutem për paqe shumë shpejt. Pa dashur mundohem ta shmang realitetin. Më dhemb shpirti. Po ta kisha në dorë me një shkop magjik do kisha zhbërë.

Luiz Ejlli: Ku e gjen paqen?

Valbona Selimllari: Na është prishur pak, kur je mama e 3 fëmijëve. Ata janë ata që ma marrin dhe ma sjellin prapë. Kam bërë një kompromis, ta marrin dhe të ma japin kur të duan.

Luiz Ejlli: Si e ke raportin me rrjetet sociale?

Valbona Selimllari: Nuk i shoh. Jam shumë pak aktive në Instagram, postoj shumë radhë. Tashmë me gjithë këtë informacion më dhemb shpirti. Kam bërë një gjë shumë të mirë, kam ndryshuar algoritmin.

Luiz Ejlli: Te një postim i fundit ke mbyllur komentet, çfarë ndodhi?

Valbona Selimllari: Janë shqetësuar djemtë. Unë nuk i lexoj, por e ndjej se kur ka diçka që nuk shkon dhe cenon fëmijët.

Luiz Ejlli: Doli një lajm së fundmi që thoshte se Valbona Selimllari është dhunuar.

Valbona Selimllari: O Luiz, sa djem i kam rrahur, kurrë nuk ka ndodhur në jetën time të më dhunojë dikush. Nuk e di pse e bëjnë. Dy nga ato 3 djemtë që i kam rrahur, kanë guxuar të më afrohen.

Sakrifica e karrierës, ndryshimi mes djemve dhe vajzave, dhe reflektimi mbi rreptësinë

Duke u ndalur te roli i saj si nënë, Selimllari u shpreh se do të kishte dëshiruar që kësaj pyetjeje t’i përgjigjeshin vetë djemtë e saj, të cilët shpesh vënë duart te veshët nga kritikat dhe këshillat e saj të vazhdueshme. Ajo theksoi se nuk i intereson nëse fjalët e saj tingëllojnë si “dhimbje veshi” për ta, për sa kohë që synimi i saj i vetëm është që ata të rriten si njerëz me vlera dhe të ndërtojnë një jetë cilësore.

Në një krahasim të sinqertë mes rritjes së djemve dhe vajzave, ajo nuk ngurroi të pranojë se edukimi i djemve është një sfidë shumë më e vështirë, pasi ata shpesh lëndojnë pa e kuptuar në çast peshën e veprimeve të tyre.

“Vajzat janë dashuri. Fëmija është bekim, Zoti na i ka falur, i them faleminderit nga mëngjesi në darkë. Vajza bën një diferencë. Vajza nuk të lëndon, djemtë po. Ata mërziten kur të lëndojnë, por kur ta kuptojnë, mua ma kanë bërë plagë shpirtin. Djemtë janë të vështirë. U kam thënë se do bëjnë gabime, por të bëjnë gabime që kanë fuqi në kurriz që t’i mbajnë, jo ato që nuk i mbajnë dot,” rrëfeu ajo.

Më tej, Valbona zbuloi se ka braktisur çdo angazhim dhe ambicie profesionale për t’iu gjendur pranë fëmijëve të saj çdo ditë, derisa ata mbushën moshën 15-vjeçare. Megjithatë, duke parë prapa në kohë, ajo pranon me autokritikë se rreptësia e tepruar me djemtë ka qenë një gabim taktik, të cilin vendosi ta korrigjojë në marrëdhënien me të bijën.

Ndonëse fëmijët e konsiderojnë shpesh si një “drama queen”, Selimllari siguroi se mes tyre nuk ekziston xhelozia apo kërkesa e llogarisë, falë transparencës dhe sinqeritetit absolut që ka ndërtuar me ta. Duke folur me emocion të veçantë për vajzën e saj, e cila tashmë e ka kaluar në gjatësi, ajo kujtoi përvojën e familjes së saj të origjinës me tre vajza e një djalë, duke e mbyllur rrëfimin me dashurinë e pamasë që ndjen teksa e sheh të bijën të rritet.

Advertisement