Kronike
Tragjedi pranë tunelit të Murrizit/ Dy të vdekur dhe pesë të plagosur, detajet
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 10:15 në zonën e Xibrës, pranë tunelit të Murrizit, ku janë përplasur dy automjete.
Përplasja ka rezultuar fatale për dy persona, të cilët kanë humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë, pesë persona të tjerë janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe për t’iu nënshtruar kontrolleve.
Në vendin e aksidentit ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:15, në Xibër, në afërsi të tunelit të Murrizit, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasi A. F., rreth 45 vjeç.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasja M. F, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin A. F.
Gjithashtu, janë dërguar 5 shtetas në spital, për kontroll mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.