✦
Thinking ...
Connect with us

Rajon

Parandalohet sulmi ndaj drejtuesit të kompanisë izraelite të armëve, 4 shqiptarë mes të arrestuarve

Policia greke, në bashkëpunim me autoritetet maqedonase, ka parandaluar një sulm të dyshuar terrorist, ndërsa në pranga kanë përfunduar gjashtë persona. Sipas raportimeve, katër prej të arrestuarve janë me origjinë shqiptare.

Korrespondenti i Top Channel në Greqi, Artur Bibe, raporton se objektivi i dyshuar i sulmit ishte biznesmeni Avraam-Minos E. Moissis, i cili mban gjithashtu një pozicion të lartë drejtues në një kompani izraelite të prodhimit të armëve.

Moissis njihet për angazhimin e tij në drejtimin dhe bordet e administrimit të disa kompanive të mëdha në Greqi, veçanërisht në sektorët farmaceutik, tregtar dhe industrial.

Deri në këtë fazë nuk janë bërë publike detaje të plota mbi motivet e dyshuara të sulmit, rolin e secilit prej të arrestuarve apo mënyrën se si autoritetet arritën të zbulonin planin. Hetimet pritet të hedhin dritë mbi lidhjet e personave të ndaluar dhe objektivin e operacionit.

Advertisement