Aktualitet
Dy operacione në Romë me shpresën për të shpëtuar shikimin, rikthehet në Tiranë Erjon Vishkulli
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari nga Elbasani që mbeti i plagosur në syrin e majtë gjatë protestës, është rikthyer në Shqipëri pas tre javësh trajtim mjekësor në Itali.
I riu iu nënshtrua dy ndërhyrjeve kirurgjikale në klinikën e specializuar “Gemelli” në Romë, ndërsa ende pritet të kryejë një tjetër ndërhyrje. Pas mbërritjes në Tiranë, ai është pritur nga miq dhe shokë.
Vishkulli u plagos gjatë përplasjes mes protestuesve dhe policisë, pasi u godit në syrin e majtë nga një objekt që dyshohet se ishte plumb gome. Fillimisht, ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës, por për shkak të dëmtimit të rëndë dhe nevojës për trajtim të specializuar, u dërgua në Itali.
Më 25 tetor, 28-vjeçari njoftoi mbërritjen në Romë, ku do t’i nënshtrohej trajtimit të mëtejshëm, me shpresën për të shpëtuar shikimin. Rikthimi i tij në Shqipëri vjen pas disa javësh trajtim, ndërsa sfida mjekësore nuk ka përfunduar ende.
