✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Reshjet e shiut nuk i ndalojnë protestuesit, vijojnë protestën para Kryeministrisë

Protestuesit janë mbledhur edhe këtë të enjte përpara Kryeministrisë, duke vijuar tubimin kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Kjo shënon ditën e 180-të të protestës, ndërsa pjesëmarrësit deklarojnë se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Protestuesit kanë përsëritur se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama është e panegociueshme dhe se tubimet do të vijojnë deri në realizimin e saj.

Ndërkohë, ata kanë paralajmëruar një protestë mbarëkombëtare më 28 Nëntor, duke synuar zgjerimin e pjesëmarrjes në revoltën kundër qeverisë.

Advertisement