✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

23-vjeçarja shqiptare vritet nga partneri, ai i jep fund jetës

Një tjetër grua ka humbur jetën në një vrasje të dyshuar nga partneri në Itali. Viktima është 23-vjeçarja me origjinë shqiptare, Lonela Miruna Girneata, e cila u vra në Ponte a Buggiano, në provincën e Pistoias, në rajonin e Toskanës.

Përgjegjës për ngjarjen dyshohet partneri i saj, 25-vjeçari Andrea Nardini, i cili pas vrasjes i ka dhënë fund jetës në të njëjtin vend. Rrethanat e ngjarjes po hetohen nga autoritetet italiane.

Sipas mediave italiane, mëngjesin e së enjtes, pak para orës 08:00, fqinjët e kishin parë të riun duke dalë nga banesa dhe duke u larguar me automjetin e tij. Në pamje të parë, asgjë nuk tregonte se pak më vonë zona do të përballej me një tragjedi të rëndë.

25-vjeçari punonte në një fabrikë letre dhe, sipas raportimeve, ishte parë duke nisur rutinën e zakonshme të ditës së punës.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, veçanërisht pasi në të njëjtën zonë, më pak se tre muaj më parë, një tjetër grua ishte vrarë nga ish-partneri i saj.

Autoritetet italiane po hetojnë rrethanat dhe dinamikën e vrasjes së 23-vjeçares shqiptare.

Advertisement