Connect with us

Lifestyle

Habit aktorja e Hostel: Shqiptarët fitojnë 2000 € për postim

Siç dihet nga të gjithë, Instagrami është kthyer në një “bankë” të ardhurash për shumë personazhe të njohur. Ata shfrytëzojnë këtë rrjet social për të reklamuar produkte, stilin e jetës, trendet e reja të modës dhe mjafton të postojnë një produkt nga një kompani dhe shifrat vazhdojnë të shtojnë zerot.

E ftuar mëngjesin e sotëm në “Ditë e Re” në Rtv Ora ishte Viola Gjoleka. Sot ajo ka arritur një status të caktuar dhe është një personazh mjaft i njohur për shkak të pjesëmarrjes në serialin “Anabel”.

Gjatë bisedës në studio me moderatorët e emisionit Arjon Muça dhe Arjola Shehu, Viola foli për jetën e saj pas “Anabelit”, planet që ka për të ardhmen në fushën e televizionit duke mos lënë pa përmendur dhe “Instagramin” burimin e të ardhurave për shumë vajza të njohura.

Bukuroshja tregoi shifrat që një blogere shqiptare fiton vetëm nga një post në Instagram dhe duhet ta pranojmë që janë relativisht të larta.

“Marketingu tani është drejtuar më tepër nga pjesa e “Instagramit”. Shifra më e lartë për një post është 1000 euro. Blogerët nuk është se i tregojnë shifrat e sakta, por që paketa më e lartë që është paguar një bloger është 2000 euro edhe më sipër. Janë çmime goxha të larta, por unë duke qenë se kam patur një punë stabël nuk e kam përdorur shumë “Instagramin” si benefit. Nuk e di pse e kam lënë pak pas dore”– tregon Viola.

Viola gjithashtu nuk la pa përmendur dhe vajzat e Hostelit me të cilat vazhdon të takohet dhe ka një miqësi të bukur me të gjitha.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *