Connect with us

Lifestyle

Del në ankand për 90 mijë dollarë, skeleti 40 milionë vjeçar i një tigri të rrallë

Një skelet 40 milionë vjeçar i një tigri të rrallë ka dalë në shitje në një ankand në Gjeneve. Vlera fillestare e shitjes arrin deri në 90 mijë dollarë, ndërsa mënyra e rujatjes së fosilit është e jashtëzakonshme.

Një skelet tigri gati 40 milion vjeçar del në ankand në Zvicër, javën e ardhshme, një vit pas zbulimit në një fermë në SHBA.

Skeleti, rreth 120 centimetra i gjatë, pritet të shitet 70 -90 mijë dollarë më 8 dhjetor në Gjenevë.

“Ky fosil është i jashtëzakonshëm, mbi të gjitha për shkak të ruajtjes së tij: është 37 milion vjet i vjetër dhe është 90 përqind i plotë,” tha Bernard Piguet, drejtori i shtëpisë së ankandeve “Piguet”.

“Kockat e pakta që mungonin u ribënë në 3D,” u shpreh ai, i mahnitur nga bashkimi i “teknologjisë jashtëzakonisht të vjetër me atë moderne”.

Eshtrat origjinale janë ato të një Hoplophoneus dhe I përkasin familjes së maceve të egra Nimravidae, një gjini e zhdukur tashmë në Amerikën e Veriut.

“Fosili u gjet në Dakotën e Jugut gjatë sezonit të fundit të gërmimeve, në verën e 2019,” tha koleksionisti zviceran Yann Cuenin, i cili zotëron dhjetëra pjesë të paleontologjisë në ankand.

“Si në shumicën e zbulimeve, erozioni kishte nxjerrë në dritë një pjesë të skeletit. Ndërsa ecte rreth shtëpisë së tij, pronari i fermës pa kockat që dilnin nga toka.”

Përveç skeletit në shitje është edhe një gur i çmuar organik si opal, në nuancat e kuqe dhe portokalli. Ndërsa entuziastët e Parkut “Jurassic” u mund të blejnë një dhëmb “Tyrannosaurus Rex”.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *