Bota
Nënshkruhet dekreti – Krishtlindje të blinduara në Itali
Presidenti i Republikës italiane Sergio Mattarella ka nënshkruar dekretin e ligjit për masat kufizuese prej pandemisë së Covid të cilat përfshijnë udhëtimet dhe pushimet gjatë ditëve të Krishtlindjes.
Masat e reja parashikojnë:
Bllokimin e lëvizjeve brenda kufijve të qyteteve dhe komunave nga 21 dhjetori deri më 6 janar, bllokimin e lëvizjeve midis Rajoneve dhe ndalimi I lëvizjes së qytetarëve drejt shtëpive të tyre të dyta
Shtetrrethimi në prag të Vitit të Ri do të jetë deri në orën 7 të mëngjesit dhe jo deri në 5 si ditët e tjera. Nga ora 22.00 deri në orën 5.00 të ditës pasardhëse, si dhe nga 22.00 më 31 dhjetor 2020 deri në 7.00 më 1 Janar 2021, lejohen vetëm udhëtimet e motivuara me nevoja të provuara të punës ose për arsye shëndetësore.
Ndalohet prania fizike në klasat e shkollave të mesme deri më 7 janar.
Në të gjithë Italinë restorantet mbyllen në orën 22:00 kurse në zonat e verdha me rrezik të shtuar të Covid mbyllen në orën 18:00
Nga 21 dhjetori nuk do të jetë e mundur të lëvizet midis rajoneve dhe provincave autonome përveç punës, shëndetit dhe “situatave të nevojës”, si dhe kthimi në vendbanimin.
Deri më 6 janar 2021, ushtrimi i aktiviteteve tregtare me pakicë lejohet deri në orën 21 të festave dhe para-festave në institucionet tregtare në tregje dhe qendra tregtare, galeri tregtare, parqe tregtare dhe struktura të tjera të ngjashme, me përjashtim të farmacive, parafarmacive, qendrave shëndetësore, pikave të shitjes së ushqimeve, produkteve bujqësore dhe hortikulturore
Në pushime dhe ditë para pushimeve, institucionet tregtare në tregje dhe qendra tregtare dhe struktura të tjera të ngjashme do jenë të mbyllura, me përjashtim të farmacive, parafarmacive, qendrave shëndetësore, pikave të shitjes të produkteve ushqimore, produkteve bujqësore dhe hortikulturore