Connect with us

Bota

DRAMATIKE…2800 vdekje nga Covid në një ditë

SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan ditën e djeshme mbi 2,800 vdekje nga Covid-19. Kjo ishte shifra më e lartë e rregjistruar ndonjëherë në SHBA, që prej fillimit të pandemisë.

Autoritetet shëndetësore kanë raportuar gjithashtu për rritje të numrit të pacientëve ku aktualisht është shënuar shifra rekord prej 100.226 personash të shtruar në spitale.

Ekspertët shëndetësorë parashikojnë se numri i vdekjeve ditore mund ta kalojë shifrën  4,000 rasteve pasi situata me pandeminë në SHBA tashmë është tërësisht jashtë kontrollit.

Mesatarja ditore e vendit e vdekjeve nga Covid-19 përgjatë një jave është 1,654, e cila po ashtu është shifër më e lartë sesa në muajin mars kur shpërtheu pandemia, por më e ulët se kulmi i pandemisë në fund të muajit prill.

Në këtë kohë javën e ardhshme, ne do të flasim për 3,000 vdekje në ditë“, tha Dr. Jonathan Reiner, një kardiolog dhe profesor i mjekësisë në Universitetin George Ëashington të mërkurën.

Gjithsej vdekjet ditën e djeshmë arritën në shifrën ishte 2,804, duke tejkaluar shifrat e mëparshme ditore. Nisur nga situata aktuale e pandemisë, drejtori i CDC Dr. Robert Redfield të u shpreh ditën e djeshmë se muajt e dimrit ka të ngjarë “të jenë koha më e vështirë në historinë e shëndetit publik të këtij kombi“.

Po ashtu, Shoqata e Ambulancës Amerikane është shprehur se nuk ka asnjë shenjë të lehtësimit të rasteve të reja me COVID, gjë e cila tregon se vendi mund të futet në valën e tretë të pandemisë.

Sa i përket rasteve, numri mesatar i rasteve të reja ditore Covid-19 përgjatë një jave ishte 164,103, gati 2.5 herë më e lartë se shifrat e raportuara në valën e muajit korrik

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *