Connect with us

Kosova

Kosovë – 14 viktima dhe 560 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se gjatë 24 orëve të fundit, 14 pacientë kanë vdekur nga koronavirusi dhe janë regjistruar 560 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 6 raste (75, 74, 68, 66, 61, 48 vjeç), Ferizaj 2 raste (71, 62 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 60 vjeç), Pejë 2 raste (71, 72 vjeç), Gjilan 1 rast (56 vjeç), Istog 1 rast (64 vjeç)”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.

Numri i rasteve të reja del pas testimit të 1.620 mostrave.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas IKSHPK-së, janë shëruar 678 pacientë.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej paraqitjes së pandemisë në muajin mars, e deri më 5 dhjetor janë regjistruar 42.377 raste me koronavirus.

Prej tyre, 678 pacientë kanë vdekur dhe 27.821 janë shëruar.

Raste aktive janë 13.469.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *