Connect with us

Bota

Greqia ashpërson masat, mbyll edhe shkollat, lokalet dhe restorantet nuk hapen as për festa

Greqia ka ashpërsuar masat ndaj koronavirusit, pasi ka marrë vendim të mbyllë shkollat deri në 7 janar. Gjithashtu, udhëtimet nga rajoni në rajon nuk do të lejohen.

Në një komunikim për mediat, zëdhënësi i qeverisë,  Stelios Petsas thotë se deri në këtë datë do të qëndrojnë të mbyllura edhe restorantet, vendet e argëtimit, gjykatat, pistat e skive apo edhe aktivitete të tjera sportive.

“Kthimi duhet të bëhet gradualisht dhe në mënyrë të sigurt. Ne po shpallim zonat që nuk do të jenë të hapura: Shkollat, restorantet, argëtimet, sportet janë të mbyllura deri më 7 janar. Ekziston ende një ndalim i qarkullimit nga qarku në qark dhe lëvizjet gjatë natës. Ata që hyjnë në Greqi duhet të kenë një test negativ”, tha zedhenesi i qeverise greke.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se vaksinimi pritet të fillojë në Greqi në fillim të Janarit 2021, ndërsa zhvillimet dhe vendimet e fundit do të raportohen më hollësisht në një intervistë të gjerë sot në mbrëmje.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *