Connect with us

Lifestyle

Kur duhet ndërruar maska? Eksperti: Mendojeni si të brendshmet që vishni, mos e zëvendësoni me shallin

Nëse keni menduar se gjatë ditëve të ftohta të dimrit, maskën ta zëvendësoni me shallin e ngrohtë dhe të leshtë, për ekspertët ky është një veprim i rrezikshëm në kohën që koronavirusi nuk po njeh sprapsje në infektim.

 

 

“Një shall dimri nuk është një zëvendësim për një maskë fytyre”, shkroi Christopher Sulmonte, administratori i projektit për Njësinë e Biokontinimit në John Hopkins Medical.

Për ta kuptuar më mirë se kur duhet të zëvendësoni maskën tuaj të fytyrës, Christopher Sulmonte, shpjegon se duhet t’i mendoni si një palë të brendshme.

“Padyshim që aspekti i pastrimit është i rëndësishëm, por pjesa tjetër është se nëse fillon të prishet, ose ka vrima, mund të jetë koha ta zëvendësojmë maskën”,  – thotë ai.

“Ne duam që materiali i maskës të minimizojë shpërndarjen e atyre pikave që quhen aerosole dhe që dalin nga goja”, tha ai për Usa Today.

shqiptarja/

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *