Aktualitet
Protesta në selinë e Partisë Demokratike! Shkon në 60 numri i të shoqëruarve
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/01/IIMZ5C7DE5IFFEBUZKRWZPVEY4-675x450-1.jpg)
Ka shkuar në 60 numri i personave të shoqëruar nga policia e shtetit pas trazirave që u zhvilluan ditën e djeshme në selinë e Partisë Demokratike. Pas përfundimit të protestës së djeshme, në të gjitha komisariatet e kryeqytetit janë shoqëruar në total një numër prej 60 qytetarësh nga të cilët 28 persona në Komisariatin nr.1, 15 persona në Komisariatin nr.2, 8 persona në Komisariatin nr.3, 5 persona në Komisariatin nr.5, 3 persona në Komisariatin nr.6 dhe 1 person në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Deri më tani 15 prej të shoqëruarve ju është komunikuar arresti.
Të shoqëruarit akuzohen për veprat penale “Tubim i paligjshëm”, “Ushtrim i dhunës” dhe “Kundërshtim i forcave të policisë”
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)