Pinknews
Aktori i ‘Portokallis’ mesazh prekës për vdekjen e shqiptarit në New York
Shumë miq të aktorit shqiptar Florind Belliu i cili humbi jetën bashkë me bashkëshorten e tij pasi u hodhën nga kati i gjashtë i pallatit në Bronx, shprehën ngushëllimet me mesazhe prekëse lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi dje në New York.
Një nga këta miq është edhe aktori i njohur i humorit Irgen Çela, i cili në një postim në Instagram shfaqet i pikëlluar dhe shkruan se nuk do t’i harrojë kurrë kujtimet që ka me 35-vjeçarin dhe pasionin që ndanin për aktrimin.
“Ma copëtove zemrën shoku im i shtrenjtë. Nuk e besoj që ike kështu bashkë me Ornelën. Nuk më besohet që po bëj këtë status për ty. Je i ngulitur në mendjen time dhe zemrën time për gjithë ato kujtime të bukura që kemi bashkë dhe pasionin që ndanim për aktrimin. Ju shkoftë Shpirti në paqe të dyve shoku im i shtrenjtë dhe Zoti i dhëntë forcë familjes tënde në këto momente të vështira”, shkruan Çela.