Kronike
Policia franceze nuk ‘kursehet’ ndaj emigrantëve shqiptarë
Policia franceze pengoi një tentativë për kalimin e Kanalit nga një grup prej rreth 45 emigrantësh duke shpuar varkën dhe duke i thyer motorin,trasmetojnë mediat e huaja të cilat bashkangjisin edhe pamjet nga momenti dramatik
Pikërisht pas perëndimit të diellit të shtunën në mbrëmje në resortin të pushimeve Gravelines, midis Calais dhe Dunkirk, emigrantët të veshur me jelekë shpëtimi të kuq filluan të hidheshin në det.
Policia më pas e copëtoi motorin e jashtëm me një çekiç dhe pushuesit e hutuar shikonin teksa migrantët u kthyen sërish në vendin ku fshiheshin. Asnjë arrestim nuk u bë.
Asnjë arrestim nuk është bërë nga policia franceze, por ndërhyrja erdhi në një ditë kur 10 varka të vogla me 337 emigrantë u nisën me sukses nga brigjet franceze dhe arritën në Mbretërinë e Bashkuar.