Aktualitet
Përmbyset trajleri me grurë i ardhur nga Ukraina, derdhet në Tiranë
Një trailer i ngarkuar me grurë, i cili po udhëtonte në drejtim të Tiranës ka pësuar një aksident.
Si pasojë sasia e grurit që transportonte është derdhur në autostradë.
Një sasi të madhe gruri në të dyja kahet e autostradës.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të QTU-së.
Kujtojmë se dy ditë më parë anija me grurin ukrainas u ankorua në portin e Durrësit.
Anija “Jaohar Ranim” u furnizua me grurë në portin Izmai të Ukrainës disa ditë më parë, në bazë të marrëveshjes të arritur nëpërmjet Rusisë dhe Ukrainës, për të lejuar eksportimin e stokut të grurit të bllokuar nëpër depo për shkak të luftës.
Në Ukrainë ka ende tenoleta grurë të bllokuar, që pritet të shpërndahen në të gjithë globin.

