Berisha theksoi se prioritet është arritja e një marrëveshjeje për qeverinë teknike, dhe vetëm më pas do të propozohet ndonjë emër.
“PD insiston për një qeveri teknike dhe një proces zgjedhor të drejtë. Nuk avancon asnjë emër pa u arritur marrëveshja për qeverinë teknike. Pasi të ketë marrëveshje, PD do të prezantojë propozimet e veta së bashku me forcat e tjera politike,” deklaroi kreu i PD-së.
