Connect with us

Politike

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Vokshi zbulon sekretet e partisë

Deputetja Alban Vokshi, ka folur në lidhje me përjashtimet në Partinë Demokratike.

E pyetur në News 24, nëse PD po përjashton personat që mbështetën Salianjin, Vokshi, u shpreh se janë larguar ata që kanë punuar kundër interesave të demokratëve.

Sipas saj, propozimet kanë ardhur nga seksionet ose grupseksionet.

Vokshi: Në lidhje me përjashtimet në PD, po largohen ata që kanë punuar kundër interesave të demokratëve. S’mund të jenë pjesë e listave të PD. Janë grupseksionet, seksionet e PD që vendosin.

Pyetje: Përjashtime për shkak se mbështetën Salianjin?

Vokshi: Ai mundohet të takojnë 1-2 kokrra demokratësh andej e këtej. Nuk mendoj se është kaq i rëndësishëm Salianji. Unë di listat e 2 degëve të mia, në secilën prej rasteve që kanë dalë kundër vendimeve dhe linjës së PD, që kanë bërë fushatë për PS, kanë qenë komisionerë të PS, nuk janë më në listën e PD të Kamzës dhe Vorës. Kush i jep rëndësi vetes se mua më hoqën, nuk ka fare vërtetësi në këto deklarata. Merrni listat, ka edhe mjaft të tjerë që nuk janë anëtar sepse nuk plotësojnë kriteret për të qenë anëtarë të PD. Ka vendime unanime të degëve, të ardhura me propozime të seksioneve apo grupseksioneve.

Advertisement