Ekonomi
Aeroporti i Kukësit në fazë përmbyllëse, gati në pranverë të 2021.
Kryeministri Edi Rama siguroi sot se aeroporti i Kukësit do të jetë operacional në pranverë 2021.
Rama u ndal te kantieri i aeroportit të Kukësit, ku sipas tij, “po bëhet një punë e jashtëzakonshme e përditshme me orë të zgjatura”.
Kryeministri nënvizoi se krahas kantiereve të infrastrukturës rrugore ne kemi në proces disa kantiere të mëdha të transformimit të infrastrukturës portuale dhe aeroportuale.
“Tanimë i gjithë aeroporti i ri ka filluar të marrë një formë edhe pse faza përmbyllëse e punimeve dhe mundësisht fillimi i operimeve do të kërkojë edhe disa muaj. Jemi duke punuar çdo ditë”, tha Rama.
Rama theksoi se “do ta përmbushë objektivin që 120 vota për PD-në t’i sjellë me avion nga Londra”.

