Connect with us

Kronike

Aksident i rëndë në aksin Kardhiq–Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth një orë më parë në aksin Kardhiq–Delvinë, në vendin e njohur si Fushë Vërri e Delvinës, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur tre të tjerë.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete.

Njëri prej mjeteve, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur pas përplasjes.

Ndërkohë, automjeti tjetër, një ‘Audi’ ka pësuar dëmtime të shumta materiale.

Nga të dhënat e para raportohet se një person ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore.

Menjëherë pas aksidentit në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ambulancat dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për dhënien e ndihmës së parë dhe normalizimin e situatës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.

Advertisement