Connect with us

Aktualitet

Ambasadori britanik: Do shpallen non-grata dhe politikanë të tjerë

Ambasadori i Brtianisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith deklaroi në një intervistë për TCh, tha se vendi i tij pritet të shpallë të tjerë politikanë apo përfaqësues të rëndësishëm të biznesit si non grata nga Shqiperia.

Por ashtu si edhe në deklarimet e para, ai u shpreh se nuk mund të japë emra apo sa është numri i këtyre individëve.

Muhamed Veliu: Ish presidenti dhe kryeministri Sali Berisha pranoi publikisht më 22 korrik se atij i ishte ndaluar hyrja në Angli. Sa është numri shqiptarëve të shpallur ‘non grata’ nga  Mbretëria e Bashkuar?

Alastair King-Smith: Ju e keni parë artikullin e Sir Stuart Peache të dërguarit special të kryeministrit për Ballkanin Perëndimor disa javë më parë ku u njoftua vala e parë e personave që u ndalohet hyrja nga Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria. Vala e parë përfshinte disa persona të një profili të lartë nga Shqipëria me lidhje korruptive dhe në kriminalitet të cilët nuk janë të mirëseardhur të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar. Ne do të vijojmë të ndërmarrim veprime të ngjashme në lidhje me këtë. Ne nuk i publikojmë emrat për disa arsye ligjore. Ndjesë që nuk mundem të flas për numrin e tyre apo emrat e këtyre individëve. Është në dorë të individëve të vetëdeklarohen. Kjo nuk është për një individ. Kjo është për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, vendosjen përpara përgjegjësisë dhe ndaluar ata me lidhje kriminale përfshi korruptive të cilët ndjejnë se nuk i gjen asnjë pasojë.

Muhamed Veliu: Mund të na thoni nëse do të ketë një valë të dytë personash ‘non grata’ për të hyrë në Angli?

Alastair King-Smith: Kërkohet kohë për  të arritur disa standarde e më pas të mbërrijmë në vendimmarrje. Këto lloj ndalesash ndërmerren nga Sekretarja e Punëve të Brendshme ndërsa, sanksionet anti-korrupsion nga Sekretari i Punëve të Jashtme dhe më gjerësisht për ato që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë nga prokurorë të pavarur. Ju do të shikoni më shumë rreth kësaj, më vonë këtë vit e më tutje. Kjo do jetë diçka që do të bëhet rutinë. Sapo prova dalin në dritë, raportime të gazetarëve apo nga të tjerë ne do të shikojmë se çfarë veprimesh do të marrim të ndihmojmë qëllimin final në dhënien fund pandëshkueshmërisë.

Muhamed Veliu: Ne kemi dëgjuar se qeveria angleze ka plane në zgjerimin the thellimin e marrëdhënieve bilaterale më Shqipërinë. Çfarë do të thotë kjo në praktikë dhe ajo më me rëndësi,  në terma ekonomik.

Alastair King-Smith: Ne e njohim rëndësinë e Shqipërisë në shumë mënyra. Ne e admirojmë pasi Shqipëria është një ndër partnerët tanë më të mirë në çështjen që ka të bëjë me pushtimin rus të Ukrainës.  Ajo që po bën Shqipëria në Këshill të Sigurimit është kampione në kërkimin e llogaridhënies dhe një partnere e rëndësishme në NATO.  Ne do të vijojmë të bashkëpunojmë ngushtësisht. Por si miq të fortë e aleatë ne duhet ta ndihmojmë njëri tjetrin ekonomikisht siç edhe e thatë. Ne kemi mundësuar vendosjen e dy miliard stërlinave  për të ndihmuar uljen e kostove dhe përmirësuar përfshirjen britanike të bizneseve dhe në infrastrukturë përfshi shërbime dhe fusha të tjera. Kjo do të thotë se do të shikoni më shumë investime britanike këtu. Ne kemi hapur mundësinë për asistencë zhvillimi do të marrë kohë për të parë impaktin por kjo do të ndihmojë në sjelljen e 100 milionë dollarëve investime në ndihmë të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. Ne do të na shikoni tani në të qenurit një partner i fortë në zhvillimin e Shqipërisë.

Aktualitet

Urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka lëshuar urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, Leonard dhe Erlis Duka. Report Tv mësoi se janë ushtruar kontrolle edhe në banesat e tyre, në operacionin e SPAK që është shtrirë në disa qytete të vendit.

‘Klani’ Duka njihen edhe si armiqtë e betuar të Ervis Martianj, bosi i lojërave të fatit që rezulton i zhdukur që prej gushtit 2022, fati i të cilit ende nuk dihet.

Emri i Dukës është shumë i njohur për drejtësinë, por edhe për publikun shqiptarë. Ai është arrestuar në vitin 2019 nga një super operacion për luftën kundër trafikut të drogës

Grupi ‘Duka’ ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani. Leonard Duka quhej nga miqtë e tij si “Princi Damian”, një pseudonim e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën e shtrenjtë.

Si nisi armiqësia mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj?

Ervis Martinaj i cili ka qenë një nga bosëve më të mëdhenj të lojërave të fatit në Shqipëri, duke qarkulluar dhjetëra milion euro si, dhe një investitor i madh në sektorin e ndërtimit, ishte kthyer ‘në gjahun’ më të shtrenjtë të rivalëve të tij, shpesh për këtë ‘gjah’ është përmendur edhe ‘Klani Duka’.

Kreu i klanit “Duka”, Leonardi dhe Martinaj më parë kishin qenë miq dhe ortakë në biznesin e lojërave të fatit, më pas patën përplasje të ashpra pikërisht dhe u përfshinë në një konflikt pikërisht prej këtij aktiviteti disa milionësh. Pas prishjes së ortakërisë mes tyre, Martinaj mori peng dhe keqtrajtoi babanë e Dukës. Pas kësaj, ishte radha e Dukës që të merrte hak ndaj Martinajt, fillimisht duke dashur ta eliminojë atë fizikisht, por pasi dështoi, i ekzekutoi krahun e tij të djathtë, Santiago Malkon.

Që nga viti 2019 ndaj tij janë planifikuar dhe tentuar disa atentate, por në të gjitha rastet ai ka mundur që të shpëtojë. Në vitin 2019 ka pasur një plan konkret për eliminimin e Ervis Martinajt. Klani Duka mundi që të rekrutojë një shtetase me inicialet N.SH e cila në atë kohë punonte në një agjenci turistike dhe kishte informacion të detajuar për lëvizje dhe fluturimet e Martinajt nga Shqipëria në drejtim të vendeve të ndryshme të BE. Këto informacione bashkë me të fejuarin e saj i vuri në dispozicion të klanit Duka kundrejt një shume prej 30 mijë euro. Leonard Duka, nuk arriti dot ta eliminonte fizikisht Ervis Martinajt dhe sipas SPAK ekzekutoi krahun e tij të djathtë Santiago Malko.

Në vazhdën e kësaj ‘gjuetie’ ndaj milionerit, Vis Martinaj, i cili që nga mbyllja e basteve sportive ka bërë një jetë të tërhequr (por të blinduar me një “ushtri” të rinjsh që e ruan) në zonat rurale të largëta në aksin Laç-Lugina e Patokut, kundërshtarët e tij kanë mundur që të eliminojnë deri më tani disa nga njerëzit më të afërt të tij ndërkohë që vetë Martinaj është zhdukur.

Ish polici Santiago Malko, Fabian Gaxha, Erigers Mihasi, kushëriri i parë Brilant Martinaj (dhe 2 të tjerë te atentati i Fushë Krujës; teksa në Milot disa ditë më vonë u vra Klisman Preçi dhe i plagosur rëndë krahu i djathtë i Martinajt, Ylli Brahimi… janë njerëzit që janë sulmuar dhe eliminuar. Eliminimi i Santiago Malkos mendohet se ka ardhur pas konflikteve të klanit “Duka” me të zhdukurin Ervis Martinaj për territorin e lojërave të fatit, konflikt i nisur pas një miqësie të fortë, për të cilin në burg është vetëm polici Jeton Lami për të cilin hetimet janë mbyllur.

Leonard Duka u arrestua më 14 shkurt 2023 në një provincë të Brukselit në Belgjikë.

Continue Reading

Aktualitet

SPAK urdhërarrest për ish-deputetin Arben Ndoka

Ish-deputeti socialist Arben Ndoka është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme. Ndaj tij është caktuar masë sigurie arrest me burg, në mungesë.

Arben Ndoka ka qenë i arrestuar edhe më herët. Në vitin 2018, ai u arrestua në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”, kur u lëshuan 34 urdhërarreste.

Në atë kohë, ai u akuzua për abuzim me pronat në bregdetin e Lezhës. Megjithatë, në 2021, Gjykata e Lezhës vendosi ta pushtonte çështjen ndaj ish-deputetit.

Sa i përket masës aktuale të arrestit, ajo që dihet deri më tani është se emri i ish-deputetit është në mesin e rreth 43 urdhërarresteve që janë lëshuar dhe po ekzekutohen këtë të premte kundër krimit të organizuar.

Operacionet po zhvillohen në disa qytete të vendit si Lezhë, Fushë Krujë, Nikël, Kurbin, Durrës, Shijak dhe Tiranë.

Në mesin e personave të cilët janë shpallur në kërkim në fakt janë disa prej emrave më të njohur të botës së krimit, si Durim dhe Valter Bami, Leonard dhe Erlis Duka, vëllezërit Avdylaj, Fatmir Hyseni, Plaurent Dervishaj e Endrit Dokle.

Dyshohet se Prokuroria e Posaçme ka mundur të zbardhë disa vrasje në zonën e Durrësit, Fushë Krujës dhe Lezhës, por edhe në Tiranë.

Mbetet për t’u parë se cilat janë këto ngjarje, ndërsa duhet theksuar se ky në fakt është një ndër operacionet më të mëdha të viteve të fundit, kundër krimit të organizuar në vend.

Continue Reading

Aktualitet

Engjëll Agaçi sërish në SPAK

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi është paraqitur në SPAK.

Agaçi është paraqitur dhe më parë në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me hetimet për dosjen e inceneratorëve.

Më herët Agaçi ka dhënë dëshmi në Komisionin Parlamentar e ngritur për hetimin e inceneratorëve.

Continue Reading

Aktualitet

Vangjel Dule: Shqiptarët në Greqi i ndryshuan emrat nga qejfi! Nuk i linte komunizmi të kishin emra kristianë

Vangjel Dule ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili në Athinë tha se shteti grek i detyroi shqiptarët që të ndryshonin emrat për t’i pranuar në shkolla apo institucione.

Dule tha në një intervistë me gazetarin Çim Peka se, sipas tij, shqiptarët i ndryshuan emrat me dëshirë në Greqi duke u pagëzuar. Kjo sipas kreut të PBDNJ-së, u bë pasi në komunizëm shqiptarëve u ndalohej të kishin emra kristianë.

“E bën këtë takim si një demonstrim force, por edhe si një joshje. Askush nuk do të kishte skepticizmin më të vogël për një kryeministër që takon emigrantët. Por i gjithë ky takim ishte shumë larg.

Zoti Rama ka shkuar disa herë në Greqi, hapja e ekspozitës, dreka me Miçotaqisin, a i shkoi ndër mend për emigrantët? Jo, kur kishte relata të mira me qeverinë greke jo nuk interesohej.

Ju kthye në një bumerang. Emigracioni në Greqi është i organizuar, i gjejmë në universitete, në partitë politike.

Zoti Rama kur përmend ndryshimin e emrave, duhet të na thotë pse ka ndryshuar emrin e vet. Ka pasur ndryshme emrash përse?

Pas vitit 1960 në Shqipëri kishte një listë emrash që mund të zgjidhnin, në këtë listë nuk kishte emra me konotacion fetar.

Të gjithë këta emra që nuk kishin mundësinë të zgjidhnin, kur vajtën në Greqi u rikthyen përmes pagëzimit në emra kristianë”, tha ai.

Continue Reading

Aktualitet

Protestuesi i ‘paparë’: Do bëhem personazh VIP dhe sipërmarrës kur të vijë PD në pushtet

Në të fundit protestë të llojit Berisha-Meta te Bashkia, kundër Veliajt, në ra sy, kapur dhe nga fotoreporterët, një djali ri me një zell të paparë anti-qeveri, duke gjuajtur me vezë kah godina nga ku qeveriset kryeqyteti.

Në pamje nuk ta jep përshtypjen e një të marri, përkundrazi.

Por dëgjojeni vetë, këtë protestues simbol të njerëzve që ndjekin nga pas Berishën.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING