Connect with us

Pinknews

Arbana Osmani ‘hakmerret’ ndaj Lori Hoxhës, zbulon se Arbër Hajdari merr “direktiva” nga regjia

Në rrjetet sociale, veçanërisht në X (Ish-Twitter), është shpërndarë së fundmi një video e vjetër e ish-regjisorit të Big Brother VIP Albania, Eduart Grishaj, e cila po shkakton debat të gjerë.

Video e cila është regjistruar vitin e kaluar në emisionin “Fan Club” të vitit të kaluar, ka ngjallur interes të ri-dëgjuar pas komenteve të opinionistit Arbër Hajdari në edicionin e sivjetmë të Big Brother VIP Albania.

Në këtë intervistë, moderatorja Megi Pojani e kishte pyetur Grishajn nëse ishte e vërtetë që Arbri përdor kufje dhe merr instruksione nga regjia gjatë emisionit.

Ndërsa Eduart Grishaj e mohoi ekzistencën e kufjeve, ai zbuloi se Arbri përdor një orë inteligjente nga e cila, sipas tij, regjia i dërgon informata dhe udhëzime.

Ky detaj është bërë viral në TikTok dhe X (ish-Twitter), ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale kanë nisur të diskutojnë për ndikimin që ky fakt mund të ketë në opinionet dhe qëndrimet e Arbrit brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Komente dhe spekulime të ndryshme po qarkullojnë, me disa njerëz që i shohin opinionet e Arbri si të influencuara nga regjia dhe të tjerë që mendojnë se kjo nuk ndikon në autenticitetin e tij si personazh.

Vëmendja e madhe që ka marrë Arbri në edicionin e tretë të BBVA, ku është një prej figurave më të komentuara, ka bërë që videoja të bëhet edhe më relevante për publikun dhe fansat e spektaklit.

Pinknews

“Ajo po vjen…”/ Ja cili banor rikthehet në ‘BBV3’, suprizë emocionuese

‘Prime’ i sotëm siç duket do të jetë i mbushur plot me surpriza të bukura për një prej banorëve.

Teksa produksioni ka bërë një përmbledhje të gjërave që pritet të ndodhin, në mesin e tyre është dhe rikthimi i Ilnisës.

A do të jetë kjo vetëm një surprizë për partnerin e saj Meritonin apo do të qëndrojë në shtëpi, kjo mbetet për t’u parë.

Sakaq rikujtojmë që pak orë më parë, nëpërmjet një video të postuar nga ish-banorja, ajo shkruan: “Ajo po vjen…

Continue Reading

Pinknews

Betejë për çmimin e madh/ Romeo i mërzitur: Më bënë jo burrë

Teksa qëndronte në ambientet e jashtme të shtëpisë dhe larg banorëve të tjerë, Romeo është shfaqur paksa i mërzitur.

Kjo gjë siç duket ka rënë në sy të partneres së tij, Heidit, e cila i është afruar dhe e ka pyetur se çfarë e shqetësonte.

Romeo i shprehet se është prekur nga fakti se e kanë quajtuar ‘i pa burrë’

Pjesë nga biseda:

Heidi: Pse je kaq i mërzitur?

Romeo: Më bënë jo burrë o zemër asgjë, ka ndonjë gjë të bukur?

Heidi: Për mua nuk vlen ajo.

Romeo: Për mua vlen.

Continue Reading

Pinknews

“Jam duke QARË”/ Kejvina Kthjella befason me komentin te postimi i Luizit dhe Kiarës

Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito, janë bërë sot prindër të një vajze, të cilën e kanë quajtur Luna Mari.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë çifti, përmes një postimi të përbashkët në Instagram.

Në postimin e tyre, çifti ka marrë urime të shumta, si nga fytyra publike ashtu edhe nga fansat e tyre të shumtë.

Në mesin e komenteve të shumta, vëmendjen e ka marrë ai i ish-banores së Big Brother VIP, modeles Kejvina Kthjella, e cila e kishte goditur me shuplakë Luiz Ejllin gjatë qëndrimit në shtëpi. Pas këtij veprimi, ajo ishte përjashtuar nga shtëpia, shkruan Express.

“Waaa😍😍😍urimeeeeee…me jete te gjate princeshaa💕💕💕im crying🥹”, ka qenë komenti i Kejvinës.

Çiftin e kanë uruar edhe Geotar Selimi, Fifi, Ilir Shaqiri, Bora Zemani, Amarda Toska, Rrezarta Shkurta, Nita Latifi, Ori Nebijaj, Vesa Luma, Albana Osmani, Greta Koçi, Nevina Shtylla, Jonida Maliqi, Marina Vjollca, Sarah Berisha e shumë personazhe tjera publike.

Continue Reading

Pinknews

Kiara dhe Luiz prindër për herë të parë, por a i uroi Ledion Liço çiftin? FOTO

Pasi çifti Luiz dhe Kiara ndanë lajmin e mrekullueshëm për vajzën e tyre që erdhi në jetë ditën e sotme, urimet e përzemërta nuk kanë munguar për ta.

Një prej komenteve që ra në sy ishte dhe moderatori i ‘BBV3’, Ledion Liço

Në postimin që çifti ka ndarë në rrjete sociale, Ledioni shkruan: “Shumë urime, jetë të gjatë dhe të lumtur!”

Continue Reading

Pinknews

‘Njeriu më i lumtur në botë…’/ Reagimi i parë i Luiz Ejllit pasi u bë baba

Ditën e sotme, Luizi dhe Kiara, u bënë prindër për herë të parë.

Nëpërmjet një postimi në Instagram dyshja ndau lajmin e mrekullueshëm duke bërë me dije gjithashtu dhe emrin e vogëlushes, Luna Mari Ejlli.

Pas urimeve të përzemërta të marra ditën e sotme, Luizi ka bërë reagimin e parë

Nëpërmjet një postimi në Instastory, mes emocionesh ai falenderon për urimet e ardhura prej të gjithëve dhe shprehet:

Më keni bërë njeriun më të lumtur në botë! Kam menduar se lumturia ka qenë kur më ka thënë Kiara ‘po’, por më vjen keq t’i them Kiarës që lumturia më e madhe qenka kjo tjetra kështu që është fakt. Keni për ta kuptuar kur ta provoni dhe ata që e kanë provuar e dinë. Zoti ju bekoftë dhe shihemi nesër!”, teksa lajmëron se nesër në orën 6 të pasdites do të zhvillojë një videolive së bashku me Kiarën.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING